Aktualitet

Kjo është historia e fishekzjarreve që ndizen anembanë botës sonte

Anembanë botës ndizën fishekzjarret me rastin e festës së Viti të Ri, si shenjë që po lihet pas një vit dhe po fillon një i ri.

Duket se magjepsja me këto shpërthime të zhurmshme dhe të zjarrta ka filluar në Kinën e lashtë, por sigurisht që nuk do të kishte fishekzjarre pa shpikjen e barutit që ndodhi gjatë Dinastisë Tang (618-907).

Zakonisht besohet se baruti u shpik aksidentalisht nga alkimistët që kërkonin, disi në mënyrë ironike, pavdekësinë. Megjithatë, në një moment, ata zbuluan nitrat kaliumi i cili gjendet natyrshëm në jashtëqitjet e lakuriqëve të natës dhe kur u përzie me qymyr dhe squfur, ndodhi një shpërthim.

Ka ende disa debate nëse baruti u përdor për herë të parë nga ushtria kineze për të fuqizuar raketat ose për të argëtuar turmat e kalimtarëve. Ajo që dihet është se fishekzjarrët u bënë jashtëzakonisht të njohura në të gjithë Kinën dhe u përdorën për t’i shtuar dramaturgjinë festivaleve dhe festave në përgjithësi.

Popullariteti i tyre filloi të përhapet edhe më larg. Deri në vitet 1200, fishekzjarrët po shijoheshin gjithashtu në Persi dhe ato mbërritën në Evropë në 1295, shkruan History.co, transmeton Klankosova.tv.

Fishekzjarret u bënë modë në fillimin e Rilindjes Italiane (1340 – 1550) dhe “mjeshtrit e zjarrit” ishin anëtarë të respektuar të shoqërisë.

Më pas, ato filluan të përhapën në mbarë botën dhe tashmë përdoren pothuajse në çdo vend, për të shënuar festa të ndryshme, e sidomos ato të fundvitit.



#Kjo #është #historia #fishekzjarreve #që #ndizen #anembanë #botës #sonte
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button