Life Style

Vdekja e këngëtarit grek Vasilis Karras, qytetarët në Korçë ndezin qirinj: Jemi rritur me këngët e tij

Qytetarët korçarë kanë ndezur qirinj e kanë kryer homazhe pranë katedrales “Ringjallja e Krishtit” për këngëtarin grek Vasilis Karras.

Korçarët në veçanti kanë një lidhje të hershme me këngëtarin e njohur helen, i cili vite më parë ka dhënë dy koncerte për artdashësit e qytetit më të madh në juglindje të vendit, ndaj e për këtë sipas ish deputetit Ligoraq Karamelo lidhjet e korçarëve me Vasilis Karras vazhdojnë të jenë të forta.

“Jemi rritur me këngët e këngëtarit të njohur grek.” – Kështu është shprehur Dhimitër Dhisho, një nga këngëtarët më të njohur korçarë.

Ka qenë 10 Qershor 2000 kur Vasilis Karras ka mbushur një stadium të tërë në Korçë me fansa të cilët ende dhe sot e kujtojnë atë koncert

/a.r

#Vdekja #këngëtarit #grek #Vasilis #Karras #qytetarët #në #Korçë #ndezin #qirinj #Jemi #rritur #këngët #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button