Ndahet nga jeta politikani gjerman, ministër i Merkel në kohën e krizës së eurozonës

Shtylla e CDU-së gjermane, Wolfgang Schäuble, vdiq në moshën 81-vjeçare i rrethuar nga familja e tij, e cila njoftoi agjencinë gjermane të lajmeve DPA për vdekjen e tij. Schäuble ishte ministri i financave i Angela Merkelit gjatë krizës së borxhit të eurozonës.
“Ish-kryetari i Bundestagut dhe ministri i financave Wolfgang Schäuble ka vdekur”, tha familja e tij për agjencinë gjermane të lajmeve DPA të mërkurën herët.
Wolfgang Schäuble lindi më 18 shtator 1942. Ai ishte një avokat, politikan dhe burrë shteti gjerman, karriera politike e të cilit zgjati më shumë se pesë dekada.
Anëtar i Unionit Kristian Demokrat (CDU), ai ishte një nga politikanët më jetëgjatë në historinë gjermane.
Schäuble ishte presidenti i 13-të i Bundestagut nga 2017 deri në 2021.
/f.s
#Ndahet #nga #jeta #politikani #gjerman #ministër #Merkel #në #kohën #krizës #së #eurozonës
Java News