Aktualitet

Afganët shkurtojnë shpenzimet e dasmës, martohen masivisht! 23-vjeçari: Kisha 3 vjet që prisja

Dasmat, harxhim i madh? Zgjidhjen e kanë gjetur në Afganistan. Atje u mbajt një ceremoni masive martesore ku përfshiheshin 50 çifte.

Ngjarje të tilla po bëhen të zakonshme për shkak se çiftet po përpiqen që të shmangin shpenzimet e larta të një dasme tradicionale. Nuset u mbajtën në një vend të posaçëm dhe u shfaqën vetëm pas drekës.

Ceremonia u organizua në Kabul nga një organizatë bamirëse. Këta të fundit u mundësuan çifteve edhe disa pajisje shtëpiake dhe një tapet për të nisur jetën e tyre martesore.

Atje ishte i pranishëm edhe një zyrtar nga ministria për Promovimin e Vlerave dhe Parandalimin e Veseve. Në ceremoni u kënduan sure nga Kurani, por jo muzikë dhe as nuk u kërcye. Këto të fundit mbeten të ndaluara në Irak që kur liderët talebanë erdhën në pushtet në Gusht të vitit 2021.

Në fund nuset dhe dhëndurët u larguan me makina të zbukuruara me fjongo jeshile dhe trëndafila të kuq plastikë.

Roohullah Rezayi, 18 vjeç, ishte në radhën e të martuarve. Ai thotë se vetëm nuk do ta kishte përballuar dasmën që nëse do të ishte kryer normalisht do të kishte kushtuar deri në 3600 Dollarë. Me ndërhyrjen e organizatës ajo kushtoi rreth 300 Dollarë. I riu fiton 5 dollarë në ditë.

Ftuam 35 persona nga familjet tona. Përndryshe do të ishin 300 deri në 400 të ftuar”, tha ai.

Për disa të tjerë, pritja ka qenë e gjatë.

“E kam pritur këtë ditë për 3 vjet. Mezi pres ta shoh atë”, tha Samiullah Zamani, një 23-vjeçar.

/a.r

#Afganët #shkurtojnë #shpenzimet #dasmës #martohen #masivisht #23vjeçari #Kisha #vjet #që #prisja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button