E bujshme! Ende në proces divorci me Elian! Zbulohet lidhja e re e dashurisë së Princ Lekës
Ndarja ka bërë që Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia të jenë çifti më i përfolur i ditëve të fundit, sado që ndarja e tyre ka ndodhur muaj më parë.
Çifti i dha fund marrëdhënies prej më shumë se një dekade dhe martesës 7-vjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë, Geraldina. Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk jetojnë më bashkë dhe janë drejt divorcit, edhe në rrugë ligjore.
Mirëpo, Princi duket se e ka kaluar me lehtësi divorcin, pasi siç mëson Living, Princi ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe.
Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen se së fundmi, ai ka qenë tepër aktiv në rrjete sociale ku ka postuar foto të ndryshme profesionale.
Identiteti i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën princit tani për tani mbetet mister.
Nga ana tjetër Elia ka bërë një hap mbrapa në rrjetet sociale ku ka ulur dozën e poztimeve dhe angazhimit./albeu.com/
#bujshme #Ende #në #proces #divorci #Elian #Zbulohet #lidhja #dashurisë #së #Princ #Lekës
lajmetverteta