Aktualitet

Tregtari rrëfen momentin e rënies së zjarrit në Lushnjë: Mu dogjën 50 mln lekë tapete

“50 milionë Lekë tapete”, ky është bilanci i dëmit material që ka llogaritur një tregtar i qendrës tregtare të përfshirë nga flakët ditën e djeshme në Lushnje.

Në një prononcim për gazetarët, ai thotë se në momentin që ka rënë zjarri, nuk është kuptuar se çfarë ka ndodhur pasi në sekonda thotë se “plasi tymi”.

Pyetje: Çfarë mallrash kishe?

Tregtari: Tapete, kisha shumë gati 50 milionë Lekë.

Pyetje: Ishte furnizim i ri për festa?

Tregtari: Po, i gjithi. Nuk ka tepruar asgjë.

Pyetje: Në momentin që ra zjarri, ju ishit duke shituar?

Tregtari: Ishte një periudhë kohe që njerëzit ishin rralluar. Nuk u mor vesh, në qindat e sekondës plasi tymi.

Pyetje; A keni informacion se çfarë dëmi ju është bërë?

TregtariMua komplet dyqani, 50 milionë Lekë.

Pyetje: A e kishit të siguruar mallin?

Tregtari: Jo, nuk e kisha të siguruar.

/f.s

#Tregtari #rrëfen #momentin #rënies #së #zjarrit #në #Lushnjë #dogjën #mln #lekë #tapete
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button