Life Style

”Shtëpiakë të dëshpëruar” – Rikthehet në Art Turbina në datat 28, 29, 30 Dhjetor

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji nga Artan Imami  rikthehet për festa  në datat 28 29 dhe 30  dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”.  Komedia vjen në skenë nën interpretimin e aktorëve Gentian Zenelaj, Artan Imami dhe Indrit Çobani  dhe mban rekord të qeshurash me të gjitha biletat e shitura në çdo qytet që ka udhëtuar.

Vepra është vënë në skenë në vitin 2011 në Paris dhe vazhdon jetën e saj edhe sot. Mbi 1400 shfaqje dhe mbi 475.000 spektatorë. Pasi merr një letër-ndarjeje nga e dashura e tij Sofi, Xherom (Aratan Imami), thërret dy miqtë e tij Aleks (Gentian Zenelaj) dhe Stefan (Indrit Çobani), për ta ndihmuar të gjejë një mënyrë për të rifituar Sofinë!…Kuptohet që asgjë nuk ndodh sipas planeve të tyre!

Tre personazhet, me karakter dhe personalitete të ndryshme trajtojnë e flasin mbi të gjitha temat e marrëdhënieve njerëzore në çift si, tradhtia, ndarja, psikologjia femërore, psikologjia mashkullore, paragjykimet mbi dashurinë, seksin, martesën, maskilizmin. Komedia është quajtur orteku i të qeshurave dhe premton për publikun një fund vit të gëzuar.

/a.r

 

#Shtëpiakë #të #dëshpëruar #Rikthehet #në #Art #Turbina #në #datat #Dhjetor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button