Ngjarjet dhe personazhet e vitit 2023/ Vangjeli: SPAK-u është një nga hallkat kryesore…!

Analisti Lorenc Vangjeli diskutoi në “Top Story” për ngjarjet e dhe personazhet e vitit 2023, ku u ndal kryesisht tek SPAK-u.
Ai deklaroi se veprimet në masë të SPAK-ut janë një sukses për këtë vit, pasi mendohej se nuk do të arrihej.
Vangjeli u shpreh se puna më e vështirë është dhënia e drejtësisë.
Lorenc Vangjeli: Besoj ju ishit pjesë e saj, ne besoj se jemi gjithashtu dhe e konsiderojmë sukses të SPAK-ut, pra goditjen e pandëshkueshmërisë dhe është prapë puna më e lehtë për tu bërë edhe pse dukej një kala që nuk do të merrej kurrë nga shqiptarët.
Grida Duma: Dhe kush është puna më e vështirë?
Lorenc Vangjeli: Dhënia e drejtësisë…
Grida Duma: A thua se si do të gjykohen ata pas hetimit?
Lorenc Vangjeli: Që do të thotë jo ndëshkimi si qëllim në vetvete nisur edhe nga perceptimet që mund të jenë reale.
Grida Duma: Por kjo nuk është pjesë e SPAK-ut apo jo? Kjo është pjesë e një gjykatë e një hetimi.
Lorenc Vangjeli: SPAK-u është një nga hallkat kryesore dhe këtu do të bëja lidhjet me segmentin. Po ju përmend vetëm një emër të përveçëm. Ndërmjet Dumanit dhe Sokol Sadushit. /m.j
#Ngjarjet #dhe #personazhet #vitit #Vangjeli #SPAKu #është #një #nga #hallkat #kryesore
Java News