Spahiu: Ja pse Berishën e braktisin Meta e partitë aleate. Pas arrestit, i hiqet mandati e gjykimi i tij zgjat deri në 2026
Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu komentoi masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria Speciale (SPAK) për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe procesin e nisur ndaj tij për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu tregoi se çfarë do të ndodhë nesër me Sali Berishën, teksa shtoi se nëse do të jetë në sallën e gjyqit do merret me makinë nga policia dhe do shoqërohet për në banesë. Po ashtu, juristi Spahiu zbuloi edhe arsyet pse Berishën po e braktis ish-presidenti Ilir Meta dhe gjithë partitë aleate, ndërsa theksoi se pas arrestimit në shtëpi ish-kryeministrit i hiqet mandati dhe sipas tij, gjykimi i ish-kryeministrit zgjat deri në vitin 2026. Ndërkohë Spahiu shtoi se Sali Berisha aktualisht është i braktisur nga të gjithë, edhe nga mbështetësit, gjë që u duk më së miri në protestën e thirrur prej tij javën që shkoi ditë më parë ku nuk ishin mbledhur më shumë se 100 vetë.
-Zoti Spahiu, iu duket i pritshëm afat kohor i procedurave që është lënë për arrestimin e Sali Berishës?
Po janë procedura të përcaktuara në ligj, gjykatës i duhet 5 ditë afat për të marr një vendim. Brenda 24 orëve Prokuroria e Posaçme ka dërguar kërkesën dhe e ka pasur të gatshme sepse është e njëjtë me atë që i paraqiti Kuvendit. Unë e kam deklaruar që prokuroria do të kërkoj arrest shtëpiak dhe arsyet pse ka kërkuar dy masa është për t’i paraprirë një mosrespekti nga ana e Berishës. Nëse gjykata vendos arrest shtëpie dhe Sali Berisha e kundërshton, atëherë SPAK nuk ka pse krijon procedurë parlamentare dhe atëherë ka të drejtë për të rënduar pozitën e tij nga arrest shtëpiak në arrest me burg. Berisha ka deklaruar se nuk e njeh autoritetin e prokurorisë dhe gjykatës dhe për këtë janë kërkuar dy masa.
-Si i pe deklaratat e Berishës pasi u votua në Parlament heqja e imunitetit të tij?
Çdo qytetarë ka të drejtë të mbrohet me ligj. Pyetja që ngrihet është Sali Berisha po kërkon të konsiderohet i barabartë para ligjit apo i pabarabartë. Nëse një qytetarë i thjesht nuk do respektonte vendimin e gjykatës për paraqitje dy herë në muaj, atëherë gjykata do e lejonte? Nuk ka pasur asnjë rast të tillë. Berisha është trajtuar në mënyrë të privilegjuar, duke respektuar moshën dhe begraundin e tij politik.
-Me gjithë vendimet që merren për Berishën, si i sheh komentet që ai bënë për SPAK-un?
Ai për të gjitha institucionet bënë deklarata të tilla. Po kur Gjykata Kushtuese vendosi kundër Edi Ramës për ardhjen e emigrantët afrikanë ishte degë e Sali Berishës, sepse kështu i bie me këtë logjik. Ku interesi i tij preket atëherë ajo është bandë. Pse Rama e liroi dhëndrin e tij? Ata gjyqtarë nuk janë kinez kanë dal nga gjiri popullit kanë dal edhe nga gjiri i opozitës dhe kanë marrë edhe konsensusin e demokratëve. Është e padrejtë që të mblidhen 9 analistë dhe të nënvlerësojnë gjyqtarët.
-A e ka Berisha mbështetjen e Gazment Bardhit dhe Ilir Metës?
Unë e kam ndjek Sali Berishën dhe atë parti që kur kam qenë i vogël. Atje nuk ishte asnjë nga themeluesit e PD, nuk ishin qytetarët, pronarët, ish të përndjekurit, ish- ministrat, nuk ishte askush, as familjarët e tyre, sikur 10 familjarë të nxirrte çdo deputet. Edhe në një xhenaze në një fshat kur vdes kryeplaku nuk mblidhen aq pak njerëz. Berisha nuk ka qenë kurrë më i vetmuar, një njeri që u votua nga 1 milionë njerëz për të ardhur në pushtet dhe nga 1 milionë u katandis në 120, as shoqata e peshkatarëve nuk mbledh aq pak njerëz. Është trishtuese të ndjekësh fundin dhe shkërmoqjen e forcës kryesore politike që ishte Partia Demokratike dhe kjo është braktisje për një individ, se populli opozitar është më i madh se ç’mendoni. Ndëshkimi që i ka bërë elektorati demokrat Berishës është 1 milionë herë më i madhe se ndëshkimi që i bëri SPAK për t’u ngrohur në oxhakun e familjes. Nuk ka rëndësi se më kë është Bardhi, ndjej keqardhje që ai i zë besë Berishës. Ilir Meta nuk ka për të qenë në koalicion me Berishën. Duket qartë se ka një reflektim të Metës në raport me “Foltoren” dhe me Berishën. Meta nuk po e hedh poshtë po del më një deklaratë për shtyp dhe e mbron, sa për të larë gojën, por po largohen çdo ditë e më shumë ndaj “Foltores”.
-Rama e votoi në Parlament arrestimin e Berishës dhe Basha jo. Keni një koment?
Është veprim i duhur, Bashës nuk do t’i takonte të jepte voton për heqjen e imunitetit. Të kesh qenë në një qeveri dhe në të njëjtat lista mund ta shmangësh votën dhe ai këtë bëri. Ndërsa Edi Rama i bëri karshillëk, shfryu gjithë kërcënimet e Sali Berishës. Elektorati demokratë ndryshe nga socialistët është më i varfër, është niveli më i ulët ekonomik i papunësisë dhe kur kanë parë qytetarët që këta akuzohen për kulla kanë thënë ne do dalim të mbrojmë këta që i kemi parë si simbolin e ndershmërisë dhe vjen një ditë që edhe ai që të ka parë si idhull ndërgjegjësohet. Imagjinoni sikur media të mos ti jepte kaq hapësirë atij, çfarë do ndodhte?
-Të martën në orën 10 do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme sa i takon kërkesë së Prokurorisë Specialë (SPAK) për ndryshmin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të seancës?
Vendimi me të gjithë kushtet, kohën rrethanat më të cilën duhet të zbatohet vendimi i arresti, i jepet policisë shtetit për ta ekzekutuar, duke zbatuar vendbanimin. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK ekzekutimi ndodh që të martën. Berisha nëse është në sallë, merret me makinë nga policia dhe shoqërohet për në banesë. Nga aty polici qëndron në derë deri në ditën që Gjykata e deklaron të fajshëm apo të pafajshëm. Duhet të përfundoj hetimi, pastaj duhet të përfundoj gjykimi, gjë e cila është një procedurë që do të shkojë përtej zgjedhjeve të vitit 2025, pas zgjedhjeve parlamentare të 2025, sepse është një proces kompleks. Është e domosdoshme që të respektohet vendimi i Gjykatës. Mund të ndodh që ndonjë Gjykatë Apeli, një Kushtetuese të zhvlerësoj vendimin e arrestit shtëpiak, siç ndodhi me Jamarbër Malltezi që nga burgu e nxorën./sot
#Spahiu #pse #Berishën #braktisin #Meta #partitë #aleate #Pas #arrestit #hiqet #mandati #gjykimi #tij #zgjat #deri #në
Java News