Aktualitet

Edhe të vdekurit votojnë/ Miliona euro për zgjerimin e varrezave në Durrës, Sako skualifikon ofertën e ulët

Bashkia e Durrësit ka mbyllur kontratën që ka si objekt rehabilitimin e zonës që preket nga zgjerimi territorial i varrezave të qytetit.

Institucioni që drejtohet nga Emiriana Sako, përveçse tenderin e bën në periudhë fushate, fituesin e ka shpallur duke skualifikuar ofertën më të arsyeshme.

Në prokurimin prej 240 milonë lekësh, ose 2.1 milionë eurosh parashikon ndërhyrje edhe në 5 rrugë ekzistuese.

Nga 5 kompani që kishin shfaqur interes, katër prej tyre janë skualifikuar. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “BALILI KONSTRUKSION” dhe “AGBES CONSTRUKSION”, të cilët kishin kërkuar sa 96% të vlerës që ishte në dispozicion për ta realizuar punën brenda 2 viteve që nga nënshkrimi i kontratës.

Nga konkurrentët e përjashtuar janë edhe bashkimi i operatorëve i përbërë nga “BE – IS” dhe “CURRI”, të cilët mund ta kishin rezlizuar punën me 242 mijë euro më pak se fituesi. Por sipas bashkisë Durrës, subjektet në fjalë për mjetet e pastrimit kanë deklaruar vetëm 1 nga 2 që ishin kërkuar.

Gjithashtu, një arsye tjetër është se “BE – IS” ka detyrime në pagesën e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore.

Ndërkohë, kompania në fjalë në fund të marsit është shpallur fituese e një tenderi në një tjetër institucion.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button