Aktualitet

Greqia në zi, shuhet legjenda e muzikës Vasilis Karras

Është shuar në moshën 70-vjeçare këngëtari i madh i folklorit grek, Vasilis Karras.

Legjenda e muzikës helene, shumë i dashur për publikun vendas, vitet e fundit ishte përballur me probleme shëndetësore dhe prej më shumë se 12 muajsh po luftonte me një sëmundje të pashërueshme.

Ditët e fundit ai ishte shtruar në repartin e terapisë intensive pasi ishte prekur nga virusi COVID-19. Këngëtari i madh dha frymën e fundit në orën 17:00 të pasdites së të dielës, në prag të Krishtlindjeve, pasi pësoi një goditje në tru.

Karras e regjistroi albumin e tij të parë në vitin 1980, që ishte dhe pikënisja e një karriere 50 vjeçare plot sukses dhe dashuri nga publiku grek e jo vetëm.

Albumi i tij më i suksesshëm ishte M’echis kani aliti, i publikuar në vitin 1997.

Gjatë karrierës së tij, këngëtari u vlerësua me çmime të shumta, ndërsa punoi me emra të mëdhenj të muzikës dhe ishte aktiv në klubet e natës të Athinës dhe Selanikut.

Vasilis Karras la pas bashkëshorten dhe një djalë.

#Greqia #në #shuhet #legjenda #muzikës #Vasilis #Karras
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button