Aktualitet

Dy duele interesante në Superligën e basketbollit

Java e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sot me dy interesante.

Në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni.

Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje.

Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.

Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

“Bardhekaltrit” numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.

Dueli fillon në ora 19:00.



#duele #interesante #në #Superligën #basketbollit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button