Aktualitet

Plan për vrasjen e Gledis Nanos? Gazetari: Çfarë tregoi zhdukja spektakolare e Ervis Martinajt…!

Gazetari Ferdinand Dervishi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli mbi lajmin se një grup i strukturuar kriminal ka planifikuar eliminimin e ish-drejtuesit të policisë Gledis Nano.

Dervishi tha se një gjë e tillë është e mundshme, pasi grupet kriminale në Shqipëri, në bashkëpunim me politikën janë fuqizuar aq shumë sa mund të ndërmarrin dhe veprime të tilla ndaj drejtuesve të lartë shtetërorë.

Ai solli në vëmendje bashkëpunimin e grupeve kriminale për zhdukjen e Vis Martinaj, si një plan spektakolar që mund të aplikohet dhe ndaj zyrtarëve të lartë.

“Mund të ndodhë në Shqipëri që krimi të kërcënojë një ish-drejtor të Përgjithshëm të policisë së Shtetit? Për mendimin tim po.

Pse? Jemi përballë një situate kriminale pak të lexueshme. Nuk është më ajo klasikja, ka ndryshuar situata kriminale në Shqipëri. Ka ndryshuar për shkakun se krimi është ftuar nga politika në fitimin e zgjedhjeve dhe ndarjen e pushtetit. Tani është krijuar një situatë kriminale ku nuk dihet ku përfundon lidhja e krimit me politikën.

Po të sjell shembullin e zhdukjes së Vis Martinaj, të cilin e kemi analizuar dhe këtu. U bë një bashkëpunim i grupeve kriminale dhe prodhuan një operacion spektakolar që çoi në eliminimin e Vis Martinaj dhe të gjithë personave që ai mbante afër tij, qoftë kushërinj apo shokë të tij.

Ky operacion kaq i fuqishëm mund të shkoj në nivelin e një ish-drejtori, apo qoftë drejtori actual, kreut të SHISH apo qoftë dhe të kryeministrit një lloj organizmi i tillë. Kemi një lidhje mes krimit dhe politikës në mënyrën më të organizuar të mundshme pasikanë ndarë pushtetet bashkë”, tha Dervishi.

#Plan #për #vrasjen #Gledis #Nanos #Gazetari #Çfarë #tregoi #zhdukja #spektakolare #Ervis #Martinajt..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button