AKU gjobit furrën e bukës në Tiranë dhe disa subjekte të tjera: Ishin në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu referuar një denoncimi ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë, duke kryer inspektim në një subjekt me aktivitet “furrë buke” i cili ushtronte veprimtarinë e tij, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.
Gjithashtu, në vijim të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kontrolleve të ushtruara në qarqet Durrës dhe Kukës janë konstatuar mangësi në etiketim në gjuhën shqipe për katër subjekte me natyrë aktiviteti “market”.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi ndërprerjen e aktivitetit për subjektin në Tiranë si dhe janë marrë masat administrative me “gjobë” për pesë subjektet në vlerën e 550’000 dhe janë bllokuar 87 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është falënderues ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët bëhen pjesë e përpjekjeve dhe e punës sonë për garantimin e sigurisë ushqimore.
/a.d
#AKU #gjobit #furrën #bukës #në #Tiranë #dhe #disa #subjekte #të #tjera #Ishin #në #kushte #të #papërshtatshme #higjienosanitare
Java News