Aktualitet
LDK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Të premten e kaluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan në mbrëmje në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.
62 deputetë votuan pro këtij projektligji, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Por, këtë ligj po e sfidon opozita.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të njëjtin ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, LDK-ja tha se deputeti Besian Mustafa, do të bëjë dorëzimin e këtij ligji në kushtetuese.
“Deputeti Besian Mustafa, si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, në ora 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
#LDK #dërgon #në #Kushtetuese #Ligjin #për #Fondin #Sovran
gazetablic.com