Aktualitet
Durrës – Aksident në hekurudhë. Procedohet tekniku përgjegjës.

Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.