Aktualitet
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur homologun e saj nga Bullgaria, Rumen Radev, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas takimit që janë duke e zhvilluar në presidencë, Osmani dhe Radev do të mbajnë konferencë për media.
Po ashtu me presidentin bullgar do të zhvillojë takim edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Radevit do të mbahet në ora 12:00.
#Presidenti #Bullgarisë #Rumen #Radev #pritet #ceremoni #shtetërore #nga #Osmani
gazetablic.com