Aktualitet

Berishës iu hoq imuniteti, reagon ‘avokati’ i parë: Akt politik i Ramë, u miratua pa prova!

Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në platformën X, lidhur me votimin ditën e sotme në parlament ku Sali Berishës iu hoq imuniteti i deputetit.

Sipas Bardhit, votimi në parlament vetëm me votat e opozitës, tregon se kemi të bëjmë më një akt politik. Sipas tij nuk pati asnjë arsyetim, provë apo fakt që Bëerishës t’i hiqej imuniteti.

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”.

/a.r

#Berishës #hoq #imuniteti #reagon #avokati #parë #Akt #politik #Ramë #miratua #prova
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button