Aktualitet

“S’dalin as për ilaçe”, pensionistët në Korçë: Shpërblimi 5 mijë lekësh, qesharak

Qeveria vendosi të shpërblejë pensionistët për muajin prill me një bonus në vlerën e 5 mijë lekëve. Në qytetin e Korçës, jetojnë me mijëra pensionistë.

Gazetari i Euronews Albania pyeti disa prej tyre sa i plotëson nevojat e tyre ky shpërblim. Pjesa më e madhe thonë se nuk plotësojnë dot as nevojat bazike.

“E mora pensionin e shpërblimin, po ndihmë hiç asgjë. Ç’do bëj unë me ato 50 mijë lekë? 100 pension. Në kohën e komunizmit më mirë, tani ngelemi pa ngrënë”, thotë një i moshuar.

“Nuk e kam marrë ende. Nuk është i mjaftueshëm. Me 5 mijë lekë ç’do marrësh? Quajeni si të doni, nuk është ndihmë”, shprehet një tjetër.

Por në mesin e kësaj grupmoshe ka edhe nga ata që mendojnë se bonusi është një formë joshjeje për zgjedhjet në 14 majit.

“Do pimë kafe, na i dha për të votuar, po nuk do e votojmë pa merak”, thotë një pensionist.

Në qarkun e Korçës numri i pensionistëve është afro 46 mijë, ndërsa pensioni mesatar 13 mijë lekë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button