Aktualitet

Memli Krasniqi me kritika të mëdha: Në vitin 2023 Kosova ka pësuar degradim në çdo sektor

Kreu i PDK-s, Memli Krasniqi, ka folur edhe për zhvillimet tjera gjatë vitit 2023.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti Kosova ka pësuar degradim në çdo sektor të jetës.

“Për fat të keq, këtë vit po e përmbyllim me një degradim të skajshëm në pothuajse secilin sektor të jetës. Kemi një ekonomi në rënie. Është hera e parë që pas shumë viteve, përveç vitit pandemik, që kemi një ekonomi që nuk e kalon rritjen brutoprodhimit mbi 3.5 për qind, me eksporte në rënie prej 8 për qind, me investime të reja të zvogëluar dhe me migrim të theksuar. Pra, me rritje të numrit të njerëzve që kanë humbur shpresën në perspektiven që ofron vendi”, ka thënë ai në Nacionale.



#Memli #Krasniqi #kritika #të #mëdha #Në #vitin #Kosova #pësuar #degradim #në #çdo #sektor
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button