Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj del nesër para gjykatësve

Seanca gjyqësore për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për Sokol Mjacaj dhe zyrtarët e IEVP Peqin do të zhvillohet të martën në orën 10:00 në Gjykatën e Elbasanit. Sipas gazetarit të Klan News Fatos Salliu, prokurori i çështjes është Xhelian Seferi ndërsa gjyqtare Yrfet Shkreli.
Kujtojmë se Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben LLeshin, të Premten e shkuar. Sigurisht ky rast mori të gjithë vëmendjen mediatike dhe jo vetëm, pasi ndodhi në një nga burgjet e sigurisë së lartë në vend. I plagosur mbeti dhe shoku i qelisë së Lleshit, Indrit Shaqja. Teksa është aluduar se vrasja ka të bëjë me një porositje nga jashtë në formë gjakmarrjeje, Mjacaj e ka mohuar para hetuesve, duke mos përmendur asnjë emër tjetër.
Megjithatë bazuar në këto dyshime policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por pa sukses. Në pranga kanë përfunduar dhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit, mes tyre dhe drejtori i komanduar Kamber Hoxha.
/a.r
#Vrau #Arben #Lleshin #në #burgun #Peqinit #Sokol #Mjacaj #del #nesër #para #gjykatësve
Java News