Humbi jetën gjatë garave me makina në autostradë/ Jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit, familja bën gjestin e rrallë(Video)

Sot iu dha lamtumira për në banesë të fundit në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës, 22-vjeçarit Lordon Syla, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.
Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre, Lordonit.
“Familja më porositi, se nëse kemi diçka për të falur, veç se është e falur vetëm për hatër të Zotit”, tha hoxha pas varrimit të tij.
Në aksident mbetën të vrarë edhe Molos Delija dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.
Kujtojmë që sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti tragjik.
#Humbi #jetën #gjatë #garave #makina #në #autostradë #Jepet #lamtumira #fundit #22vjeçarit #familja #bën #gjestin #rrallëVideo
lajmetverteta