Aktualitet

Fermerët e Peqinit shpjegojnë rritjen e çmimit për gjelat e detit

Këtë vit jo çdo familje do të ketë në tryezën e saj për festa gjelin e detit.

Rritja e çmimeve në tërësi ka ndikuar në rritjen e çmimit të gjelit të detit. Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja e çmimeve ka ardhur pasojë e një procesi zinxhir.

Ndërsa nisur nga cilësia dhe puna për rritjen e një gjeli deti ata gjykojnë se çmimet ende janë nën kosto.

Një vit më parë çmimi i gjelit të detit në Peqin varionte nga 10-12 lekë/kg peshë e gjallë, ndërsa këtë vit gjeli i detit po shitet 13-14 leke kg. Sipas fermerëve me afrimin e festave çmimi rritet edhe më tepër.

/a.d

#Fermerët #Peqinit #shpjegojnë #rritjen #çmimit #për #gjelat #detit
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button