Aktualitet

Reshjet e dëborës/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Pjesa veriore dhe verilindore e vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Termometri  gjatë natës ka zbritur disa gradë nën zero.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se qarkullimi në rrugë vijon pa probleme, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat ku mund të ketë prezencë akulli.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë

Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugor.


/f.s

#Reshjet #dëborës #ARRSH #apel #drejtuesve #të #mjeteve #Përdorni #goma #dimërore #dhe #zinxhirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button