Agron Shehaj largohet nga Berisha, krijon forcë të re politike. Zogaj: Humbje për PD-në

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar deputeti Agron Shehaj, i cili është larguar nga Partia Demokratike dhe po krijon një forcë të re politike.
Preç Zogaj, thotë se Shehaj është një aset në politikë dhe largimi i tij nga PD është humbje për këtë parti.
“Për mua ai është një aset dhe e quaj humbje ikjen e tij nga PD. Por ndoshta kjo mund të rezultojë një fitore, nëse Agroni arrin ti japë shprehje një elektorati që e sheh veten jashtë këtyre dy pjesëve të përçara. Ai mund të mobilizojë elektoratin pasiv.
Më pas këto faktorë opozitarë, të koordinohen në zgjedhje për të fuqizuar votën.
E shoh pozitivisht dhe kam shpresë se do të bëjë diçka. Ka raport tjetër me zgjedhësit dhe ka raportin e një politikani që ka hyrë në politikë, nga biznesi i tij”, tha Zogaj.
/f.s
#Agron #Shehaj #largohet #nga #Berisha #krijon #forcë #të #politike #Zogaj #Humbje #për #PDnë
Java News