Aktualitet

Milo: “Beleri” do mbetet një “gjyle”, nuk shpëtojmë nga kjo çështje pa një kompromis

Nëse nuk arrihet një kompromis, çështja e kreut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri do të mbetet një “gjyle” nëpër këmbë.

Kështu deklaroi në studionin e emisionit “3D” në RTSH ish-ministri i jashtëm Paskal Milo, teksa tha se në pikën ku ka arritur çështja, diplomacia dhe politika kanë rolin kryesor për zgjidhjen e saj.

Këtu ne nuk e zgjidhim problemin sepse janë institucionet e specializuara që do japin vendimin e tyre. Ne japim opinione si mund të gjendet një zgjidhje tani që jemi në këtë fazë.

Diplomacia dhe politika ka shumë rol për të luajtur, flasim për fuqinë butë dhe forcën e argumentit që ka diplomacia dhe politika e një shteti që të merret vesh me një shtet tjetër për një çështje që kanë interes të përbashkët.

Ne do ta kemi një gjyle nëpër këmbë gjatë muajve në vijim. Nuk shpëtojmë nga kjo çështje pa një kompromis sepse asnjë palë nuk tërhiqet më vullnet të lirë, e quajnë humbje të brendshme”, tha Milo.

/f.s

#Milo #Beleri #mbetet #një #gjyle #nuk #shpëtojmë #nga #kjo #çështje #një #kompromis
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button