Aktualitet

Nis seanca, opozita kërkon lexim të tretë të Ligjit për Buxhetin 2024

Mbledhja e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me kundërshtimet për Projektbuxhetin e vitit 2024.

Armend Muja, kryetari i Komisionit për Projektbuxhetin, ka deklaruar se ka pritur rekomandimet dhe kërkesat e deputetëve, e të cilat i kanë zbatuar me ndërhyrje në këtë dokument.

“Pas të gjitha diskutimeve, është miratuar raporti me amandamente. Komisioni për Buxhet ka pasur disa ndërhyrje teknike te pjesa tabelare dhe tekstuale. Ne ua rekomandojmë deputetëve që ky ligj të miratohet”, ka thënë Muja.

Hykmete Bajrami në cilësinë e përfaqësueses së LDK-së, ka thënë se është dashur që ky projektbuxhet të shkoj në lexim të tretë.

“Në mes të dates 31 tetor kur Qeveria e Kosovës e ka përcjellë Ligjin e draftbuxhetit në Kuvendin e Kosovës dhe ditën kur po e lexojmë sot kanë ndodhur disa gjëra, e ne mendojmë që Qeveria është dashur të reflektojë dhe në fakt ta tërheq ligjin dhe ta kthej për një rialokim komplet tjetër ose të shkoj ky ligj nga sot në lexim të tretë”, ka deklaruar Bajrami.

Bajrami ka përmendur rezultatet e PISA-s, duke pasur kritika për Ministrinë e Arsimit, e duke kërkuar ngritjen e pagave për mësimdhënësit.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar Projektbuxhetin e vitit 2024 si dokument të një partie. “Nuk është grupi parlamentar i VV-së dhe Kuvendi i Kosovës, i cili e mbikëqyr punën e Qeverisë dhe jep udhëzime, mirëpo është qeveria që në emër të votës së tyre përcakton dhe bën çka të dojë. Ky ligj i ka 64 amendamente, nga to asnjë s’do të miratohet, pra jemi duke folur për një dokument puro politik”, ka deklaruar Tahiri.



#Nis #seanca #opozita #kërkon #lexim #të #tretë #të #Ligjit #për #Buxhetin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button