Aktualitet

Lushnje: Zjarr në një banesë, vdes një 80-vjeçar

Një 80-vjeçar ka vdekur pasi një banesë u përfshi nga zjarri.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bubullimë të Lushnjes.

Siç raporton TV Klan, 80-vjeçari Koli Koçi ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij 75-vjeçare në momentin që ka rënë zjarri, e cila ka arritur të dalë jashtë dhe t’i shpëtojë flakëve.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa me dru e lënë ndezur gjatë natës.

Dyshohet se viktima është zënë poshtë nga trau i tavanit i cili ka rënë gjatë djegies.



#Lushnje #Zjarr #në #një #banesë #vdes #një #80vjeçar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button