“I përkushtuar ndaj nxënësve dhe prind shembullor”, ky është mësuesi që humbi jetën tragjikisht

Tahir Bici, me profesion mësues, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në aksidentin endodhurdy ditëmë parë në aksin Librazhd –Prrenjas.
Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u lënduan gjashtë persona, mes tyre edhe Bici i cili ndërroi jetë ditën e sotme, 13 dhjetor.
Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash dhe më parë kishte punuar në disa shkolla të rrethit Librazhd, në Babje, Librazhd dhe Dragostunjë.
Ai njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.
Zyra Arsimore në Prrenjas i ka shprehurngushëllimet familjes dhe kolegëve të mësuesit Bici.
#përkushtuar #ndaj #nxënësve #dhe #prind #shembullor #është #mësuesi #që #humbi #jetën #tragjikisht
lajmetverteta