Aktualitet

Fotoja familjare, Rama kërkon ‘t’i bëjë vend’ Melonit

Liderët e Bashkimit Europian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor pozuan për foton familjare, një traditë kjo e këtyre samiteve.

Si zakonisht, në këtë moment liderët mund t’i shohësh të lirshëm, duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin, apo duke shkëmbyer batuta. E kryeministri shqiptar është gjithnjë protagonist, si dhe në këtë rast.

Vendi i secilit lider është i përcaktuar në fotografi të tilla, megjithatë kryeministri Edi Rama, siç mund të shihet në video, me humor tenton që të kalojë në rresht të parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

Rama po ashtu shihet duke biseduar me disa prej liderëve, mes të cilëve edhe kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez. Më herët, teksa afroheshin për të realizuar këtë foto, Rama u takua edhe me Mitsotakis.

Biseda mes tyre nuk dihet, megjithatë ky takim jo formal vjen në një kohë kur kërcënon me veto Shqipërinë, për çeljen e kapitujve të negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për çështjen ‘Beleri’.

/a.d

#Fotoja #familjare #Rama #kërkon #bëjë #vend #Melonit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button