Aktualitet

E enjtja risjell reshjet e shumta , rrezik për përmbytje në këto qytete

I gjithë territori i vendit është përfshirë këtë të mërkurë nga një mot i paqëndrueshëm me vranësira të dendura, por pa reshje

Situata do të përkeqësohet gjatë ditës së enjte ku që në orët e para të ditës nuk do të mungojnë reshjet e shiut, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Sipas sinoptikanëve, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë dhe hera-herës në formën e shtrëngatave.

“Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë”, njofton IGJEUM.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësin mbi 700 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 800 metra në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

#enjtja #risjell #reshjet #shumta #rrezik #për #përmbytje #në #këto #qytete
lajmetverteta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button