Aktualitet

‘Bardhi e mori në xhep…’/ Humbet vula në PD, Gjana pranon tkurrjen e anëtarësisë: 25 mijë në lista për zgjedhjen e kryetarit

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, konfirmoi se anëtarësia e Partisë Demokratike është tkurrur në mënyrë drastike. Në një konferencë për mediat, ai sqaroi se tashmë Partia Demokratike ka diçka më shumë se 25 mijë anëtarë, ndryshe nga mbi 75 mijë që kanë qenë në vitin 2021.

“Nga verifikimet dhe listat e depozituara, rezulton se në 71 degë të PD-së janë verifikuar se do të jenë pjesë e listave dhe do të dërgohen 25.460 anëtarë të PD-së. Është një numër për të gjithë procesin që ka ndodhur në këto 2 vite, për faktin se një pjesë e anëtarësisë është angazhuar në strukturat e Rithemelimit”, tha Gjana.

Heqjen e të drejtës për të mbajtur vulën nga duart e Sekretarit të Përgjithshëm, kreu i Komisionit Zgjedhor e justifikon me faktin se ajo nuk gjendej në zyrat e partisë, ndaj dhe është vendosur që të prodhohet një e re.

“Më duket shumë e rëndomtë që dikush ta marrë vulën në xhep. Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vulën nuk e kam unë. Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula”.

Edhe grupimi tjetër i asaj që njihet si PD-ja zyrtare, bëri lëvizjen e vet. Gazment Bardhi njoftoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, duke iu përgjigjur kërkesës së 276 anëtarëve të këtij organi.

“Në mbështetje të Statutit të Partisë Demokratike, vendosa thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e enjte, datë 27 korrik 2023, ora 19:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i dorëheqjes së Nënkryetarit të Partisë nga drejtimi i Partisë dhe diskutime/vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD”.

Neni statutor i cituar nga Bardhi, parashikon rastin kur Sekretari i Përgjithshëm thërret Këshillin Kombëtar, për të komanduar një nënkryetar, që do të drejtojë partinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, thote Neni 46, pika 4 i Statutit të Partisë Demokratike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Bardhi do të zhvillohet online./m.j

#Bardhi #mori #në #xhep.. #Humbet #vula #në #Gjana #pranon #tkurrjen #anëtarësisë #mijë #në #lista #për #zgjedhjen #kryetarit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button