Aktualitet
Blerim Isufaj zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 9 vota për, një kundër e ka rizgjedhur Blerim Isufaj për Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me mandat katër vjeçar.
Nga konkursi i shpallur, Isufja nga kandidatët e tjerë kishte grumbulluar 94.2 pikë.
“Këshilli me nëntë vota për zgjedh Blerim Isufajn Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat 4-vjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024”, tha kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.
Para votimit Prokurorja Arjan Strajkovci, paraqiti raportin e Komisionit për Rishqyrtim si dhe procesi i votimit për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
#Blerim #Isufaj #zgjidhet #kryeprokuror #Prokurorisë #Speciale
gazetablic.com