Life Style

Vlora nderon artistët/ Dredha :Ta promovojmë këtë art që është bërë me një sforco të jashtëzakonshme por ka lënë gjurmë të thella

Në skenë u ndërthurën  montazhe të filmave më të njohur të mjeshtrit Anagnosti, interpretime skenike të aktorëve dhe ekzekutimi i  kolonave muzikore të filmave nga orkestra e drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi.

Kryebashkiaku Dredha vlerëson eventin dhe konfirmon vijimësinë aktiviteteve të tilla kulturore në Vlorë.

“Ne duhet të kemi në vëmendjen dhe ta promovojmë këtë art që është bërë me një sforco të jashtëzakonshme për kohen por ka lënë gjurmë të thella në gjithë artin e bukur shqiptar.

Meqë na pëlqen rëndom fjala ‘integrim’, me filmat e Dhimitër Anagnostit, ne jo vetëm kemi kohë të ‘integruar’ në Evropë, por shkëlqejmë aty falë tij.

Nuk e di nëse ka të dytë, p.sh., si ‘Përrallë nga e kaluara’ për të shënjuar shpirtin e jetën e një populli, në kinemanë evropiane e botërore. Po le të kujtojmë edhe regjinë për filmat ‘Toka jonë’, ‘ Duel i heshtur’, ‘Komisari i dritës’ me të madhin Viktor Gjika, ‘Gjoleka, djali i Abazit’ e të tjera vepra me vlerë”, shprehet Dredha.

Gjithashtu, Dredha theksoi se vlerësim i veçantë i takon Z. Idrizi për iniciativën fisnike, Z. Oleg Arapi, Regjisorin Z. Kristaq Skrami, si gjithmonë të mrekullueshëm, e kujtdo që punoi për ta kryer këtë shërbim për qytetin.

“Mirënjohje Yjeve të kinemasë shqiptare, Roza Anagnosti, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Timo Flloko, Kristaq Skrami, që i bënë nder Vlorës, në shoqërinë e Regjisorit të Madh! Faleminderit, Mjeshtër”, theksoi Dredha.

Pritet që ky cikël nderimi të vijojë edhe me të tjera figura të shquara të kinematografisë shqiptare./m.j

 

/rtsh.al/

#Vlora #nderon #artistët #Dredha #promovojmë #këtë #art #që #është #bërë #një #sforco #të #jashtëzakonshme #por #lënë #gjurmë #të #thella
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button