A do të ketë reshje bore? Surprizat e motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, do të ketë sërish rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë.
Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Mbetet situata e motit të qëndrueshëm prezent edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale dhe deri në 15°C makimalaj në rang territori.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.
#të #ketë #reshje #bore #Surprizat #motit #për #ditën #sotme
lajmetverteta