Aktualitet

VIDEO/ Trajneri Sylvinho e ka në plane e Dinamo e Zagrebit ofron 1 milionë euro, Hoxha mrekullon me golin në Kroaci

Arbër Hoxha shënoi golin e katërt këtë sezon në elitën e futbollit kroat. Për raundin e 18-të, Slaven Belupo fitoi 2-4 në udhëtim me Rijekan. Një nga golat e skuadrës fituese e shënoi edhe 25-vjeçari shqiptar.

Në ndeshjen e 17 këtë sezon, sulmuesi anësor mori një pasim fantastik në minutën e 85-të nga Caimacov, për t’ia hedhur portierit me parabol mbi kokë. I lindur në Gjermani dhe i dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur për Ballkanin dhe është aktivizuar edhe në tre takime për Kosovën.

Së fundmi ai u pajis me pasaportë shqiptare duke qenë një kandidat për në Kombëtaren e Sylvinhos. Forma e tij e mirë tërhoqi vëmendjen e Dinamos se Zagrebit që janë gati të ofrojnë 1 milionë euro. Veç Dinamos, edhe Ferencvaros në Hungari ka shprehur interes për të.

#VIDEO #Trajneri #Sylvinho #në #plane #Dinamo #Zagrebit #ofron #milionë #euro #Hoxha #mrekullon #golin #në #Kroaci
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button