Aktualitet
Çfarë po ndodh? Ilir Meta, Alibeaj e Veliaj shihen bashkë (VIDEO)

Festa e Pashkës ka bërë ‘bashkë’ politikanët të cilët në këtë ditë kanë qenë të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, pas mbajtjes së meshës.
Të pranishëm ishin kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi, kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë, u vunë re edhe figura të tjera si deputetja demokrate Oriola Pampuri, apo deputetja socialiste Mimi Kodheli.