Një personazh i lartë i drejtësisë troket në dyert e kolegëve për të ndihmuar bandat e Veriut

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në një emision televiziv në aplikacionin Sky ECC është një personazh me pseudonimin “Tigri”, i cili vjen nga pushteti i lartë i drejtësisë.
Ai ka theksuar se “Tigri” trokiste në dyert e kolegëve për ndihmuar bandat e Veriut të Shqipërisë, por nuk po gjendet identiteti i tij.
“Sky ECC ka pasur 3 milionë mesazhe në ditë nga të gjithë abonentët në botë. Ne kemi pasur 16 mijë veta dhe janë shumë nga Shqipëria. Ka dy muaj ‘Tigri’ është një personazh i lartë i pushtetit të drejtësisë, i cili trokiste në dyert e kolegëve për të ndihmuar bandat e Veriut të Shqipërisë. Ai ka pseudonim dhe adresë në sistem, po nuk dihet kush është, nuk po gjendet. Ndërsa, drejtuesit e dinë se kush është”, u shpreh Karamuço.
#Një #personazh #lartë #drejtësisë #troket #në #dyert #kolegëve #për #të #ndihmuar #bandat #Veriut
lajmetverteta