Aktualitet

Foto tronditëse nga Gaza, ushtria izraelite detyron burrat palestinezë të zhvishen dhe të gjunjëzohen

Imazhet nga Gaza që qarkulluan në mediat sociale të enjten treguan një ndalim masiv nga ushtria izraelite të burrave palestinezë, të cilët u detyruan të zhvisheshin me të brendshme, të gjunjëzoheshin në rrugë, të ulnin sytë dhe të futeshin në një automjet ushtarak.

CNN raporton se disa nga burrat janë civilë dhe pa asnjë lidhje të njohur me grupet militante.

Rrethanat dhe datat e sakta të ndalimeve janë të paqarta, por identitetet e disa të arrestuarve janë konfirmuar nga kolegë apo familjarë.

Monitoruesi Euro-Mesdhetar i të Drejtave të Njeriut postoi një imazh të një të arrestuari dhe tha në një deklaratë në faqen e tij të enjten se “ushtria izraelite arrestoi dhe abuzoi rëndë me dhjetëra civilë palestinezë”.

/A2CNN/



#Foto #tronditëse #nga #Gaza #ushtria #izraelite #detyron #burrat #palestinezë #të #zhvishen #dhe #të #gjunjëzohen
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button