Aktualitet

Foto tronditëse nga Gaza, ushtria izraelite detyron burrat palestinezë të zhvishen dhe të gjunjëzohen

Imazhet nga Gaza që qarkulluan në mediat sociale të enjten treguan një ndalim masiv nga ushtria izraelite e burrave, të cilët u detyruan të zhvisheshin me të brendshme, të gjunjëzoheshin në rrugë, të ulnin sytë dhe të futeshin në një automjet ushtarak. CNN raporton se disa nga burrat janë civilë dhe pa asnjë lidhje të njohur me grupet militante

Rrethanat dhe datat e sakta të ndalimeve janë të paqarta, por identitetet e disa të arrestuarve janë konfirmuar nga kolegë apo familjarë.

Monitoruesi  Euro-Mesdhetar i të Drejtave të Njeriut postoi një imazh të një të arrestuari dhe  tha në një deklaratë në faqen e tij të enjten  se “ushtria izraelite arrestoi dhe abuzoi rëndë me dhjetëra civilë palestinezë”.

“Euro-Med Monitor mori raporte se forcat izraelite nisën fushata arrestimi të rastësishme dhe arbitrare kundër njerëzve të zhvendosur, duke përfshirë mjekë, akademikë, gazetarë dhe burra të moshuar”, thuhet në deklaratë.

Mediat izraelite i kanë portretizuar pamjet si dorëzim të anëtarëve të Hamasit. Një gazetar e pyeti zëdhënësin e IDF-së, kundëradmiralin Daniel Hagari në lidhje me imazhet gjatë një konference për shtyp të enjten, duke thënë: “Ne kemi parë imazhe të shumë robërve, terroristë të Hamasit, që IDF i arrestoi gjatë manovrimit në tokë”.

Hagari tha se, duke luftuar Hamasin, “ata që kanë mbetur në zonë dalin gradualisht”.

“Ne hetojmë dhe kontrollojmë se kush ka lidhje me Hamasin dhe kush jo”, tha ai. “Ne i arrestojmë të gjithë dhe i marrim në pyetje. Ne do të vazhdojmë të çmontojmë secilën prej atyre fortesave derisa të mbarojmë.”

Në një deklaratë të enjten, Al-Araby Al-Jadeed tha se një nga korrespondentët e tij dhe disa anëtarë të familjes së tij ishin në mesin e të arrestuarve si pjesë e incidentit të paraqitur në imazhet.

“Sot, të enjten, ushtria okupatore izraelite arrestoi gazetarin dhe drejtorin e zyrës “The Neë Arab” në Gaza, kolegun tonë Diaa Al-Kahlot, nga Rruga e Marketit në Beit Lahia, së bashku me një grup vëllezërish, të afërmish dhe civilë të tjerë”, shkroi Al-Araby Al-Jadeed.

“Pushtuesi qëllimisht i detyroi banorët e Gazës të hiqnin rrobat e tyre, i kontrolluan dhe i poshtëruan kur u arrestuan përpara se t’i çonin në një destinacion të panjohur, sipas asaj që na thanë njerëzit atje. Fotot dhe videoklipet e përhapura tregojnë ushtarët që arrestojnë dhjetëra banorë të Gazës duke përdorur metoda kriminale dhe poshtëruese”.

/a.r

#Foto #tronditëse #nga #Gaza #ushtria #izraelite #detyron #burrat #palestinezë #të #zhvishen #dhe #të #gjunjëzohen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button