Komuna e Prizrenit në mungesë të kuorumit dështon të mbajë seancën për faljen e tatimit në pronë

Mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, e cila kishte të bënte mbi faljen për tatimin në pronë deri në 100 euro.
Edhe pse nuk kishte kuorum që të vazhdonte kjo seancë, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aziz Hodaj kritikon qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Prizren.
Ai tha se qeverisja lokale e PDK-së është duke e kopjuar qeverisjen qendrore, të LVV-së.
“Qeverisja e PDK-së në Prizren po kopjon qeverisjen e shtetit njëjtë si në Kuvend të Kosovës që mungon VV-ja ashtu edhe këtu PDK-ja”, ka thënë Hodaj.
Ndërkaq, edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës sot pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme mbi propozim-vendimin për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ditë më parë kishte marr vendim që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.
#Komuna #Prizrenit #në #mungesë #të #kuorumit #dështon #të #mbajë #seancën #për #faljen #tatimit #në #pronë
gazetablic.com