Aktualitet
Guild Eagles sigurojnë fitoren e radhës, mposhtin edhe 9 Pandas

Guild Eagles po vazhdojnë fuqishëm në turneun “CCT Online Finals”.
Ekipi kosovar shënoi fitoren e dytë sot, duke e mposhtur ekipin 9 Pandas 2:1 në map-a, shkruan Gazeta Express.
Në “Mirage” Guild Eagles triumfuan 13:8, kurse 9 Pandas barazuan duke fitouar 13:7 në “Overpass”.
E në “Anubis” Guild Eagles shënuan fitore 13:8 duke u kualifikuar tutje.
Nesër, me fillim nga ora 16:00 e zhvillojnë ndeshjen e radhës ndaj ekipit Aurora.
Nëse shënojnë fitore aty, kualifikohen në “CCT Globals” dhe përballen në finale me BIG për çmimin prej 100 mijë euro.
#Guild #Eagles #sigurojnë #fitoren #radhës #mposhtin #edhe #Pandas
gazetablic.com