Aktualitet
Manchester United fiton derbin ndaj Chelsea, Broja i pafat

Manchester United ka triumfuar në super derbin ndaj Chelsea.
Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2 me 1, në një ndeshje që dhuroi shumë rivalitet dhe emocione, shkruan Sport.
Scott McTominay ishte fantastik duke realizuar dy golat për skuadrën e Ten Hag, kurse Palmer shënoi për Chelsea.
Armando Broja luajti diçka më shumë se 15 minuta, duke qëlluar shtyllën pas një goditje me kokë, atje ku mund të realizonte golin e barazimit.
/ Sport/
#Manchester #United #fiton #derbin #ndaj #Chelsea #Broja #pafat
gazetablic.com