Aktualitet

​Shqipëri: Përndoqi një vajzë për disa muaj, arrestohet 33-vjeçari

Policia në Shqipëri, ka njoftuar se një shtetase 24 vjeçare, ka raportuar se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur vazhdimisht, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe më pas e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij.

Policia thotë se menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Following”, dhe në kuadër të tij, në bashkëpunim me Komisiaratin e Policisë në Lushnjë, është arrestuar dhe ndaluar E.C., 33 vjeçar.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



#Shqipëri #Përndoqi #një #vajzë #për #disa #muaj #arrestohet #33vjeçari
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button