Aktualitet
Fushë-Kosovë, iu futën në shtëpi dhe ia vodhën orenditë

Të dielën në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës një person ka raportuar që disa të panjohur e kanë plaçkitur shtëpinë e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur orenditë shtëpiake si dhe pajisje teknike”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti mbetet nën hetime”.
#FushëKosovë #futën #në #shtëpi #dhe #vodhën #orenditë
gazetablic.com