Aktualitet

Flamur Noka ndez zjarr në Kuvend, Sali Berisha i bie tavolinës, Gaz Bardhi ‘kruhet’ me socialistët

Veprime të çuditshme janë parë sot në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit. Flamur Noka ka qenë ai që mbante flamurin e ‘protestës’ duke nisur që nga sharjet nda Gardës, te pirgu i karrigeve dhe hedhja e tymueseve.

Së fundmi Noka ka ndezur edhe zjarr duke djegur disa letra. Pasi iu fik zjarri i është turrur një monitori të Kuvendit.

Nga ana tjetër Sali Berisha qëndron në vendin e tij dhe i bie tavolinës. Ndërsa Gaz Bardhi i ka kthyer shpinën foltores dhe fyen kolegët e tij socialistë në distancë.

Kjo është pak a shumë panorama në Kuvend ditën e sotme kur Berisha duhej të paraqitej në SPAK.

/javanews/a.r

#Flamur #Noka #ndez #zjarr #në #Kuvend #Sali #Berisha #bie #tavolinës #Gaz #Bardhi #kruhet #socialistët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button