Aktualitet
Vetëm për një ditë, policia gjobiti mbi 2 mijë e 500 shoferë

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
2 mijë e 506 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së enjte.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, 19 me të lënduar, ndërsa 34 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 29 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.
#Vetëm #për #një #ditë #policia #gjobiti #mbi #mijë #shoferë
gazetablic.com