“Vlerësova ofertën e tyre”, Sula flet për bashkimin me ‘Nismën Shqipëria Bëhet’: Po negociojmë… –

Pasi u la jashtë listës së mbyllur nga Partia Demokratike, Dashnor Sula la partinë për të kandiduar me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në Tv Klan lidhur me këtë zhvendosje pati diskutime mes Agron Shehajt të partisë “Mundësia” dhe Endrit Shabanit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Nga ky debat ka ardhur edhe reagimi i deputetit Dashnor Sula i cili është shprehur se ka vlerësuar ofertën e tyre si dy grupime të rinjsh që mbështesin drejtësinë. Sula u shpreh se me “Nismën Shqipëria Bëhet” është duke negociuar vetëm teknikalitetet dhe grancitë.
“Unë vlerësova ofertën e tyre si dy grupime të rinjsh që mbështesin drejtësinë, mbështesin atë pa kompromis. Besoj tek fryma e re. Me Lëvizjen Shqipëria Bëhet jemi duke negociuar vetëm teknikalitetet dhe grancitë që lista e mbyllur pranon dorëheqjen nëse në Elbasan marrim mandat dhe unë jam kandidat që kam numrin më të madh të votave”, ishte reagimi i Dashnor Sulës.
#Vlerësova #ofertën #tyre #Sula #flet #për #bashkimin #Nismën #Shqipëria #Bëhet #negociojmë
Java News