Moti i keq në Itali, rriten nivelet e lumenjve, mbyllen shkollat në Bolonja dhe Firence –

Italia është përfshirë këtë të premte nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Alarmi i kuq është dhënë në Emilia-Romagna për shkak të vërshimeve të mundshme të lumenjve dhe rrëshqitjeve të dheut. Shiu i dendur goditi zonat përreth Forlì, Ravena, Bolonja dhe Ferrara gjatë natës.
Ndërsa në Toskanë, ka një alarm portokalli për mot të keq dhe shkollat janë të mbyllura në shumë komuna duke përfshirë Firencen dhe kryeqytetet e tjera provinciale. Reshjet vazhduan gjatë gjithë natës në zonë, veçanërisht në zonën Mugello në Firence.
Shërbimi i përmbytjeve është aktivizuar për disa rrugë ujore duke përfshirë Arno, në nivelin e parë paralajmërues edhe në Firence, me një prurje në rendin prej 1000 metra kub në sekondë në Uffizi, si dhe Bagno a Ripoli, Lastra a Signa dhe Montelupo.
Niveli i lumenjve po rritet në veçanti në Senio, Lamone dhe Santerno kanë tejkaluar pragun e verdhë të alarmit në zonat e Apeninit, ndërsa Lamone në Marradi ka tejkaluar pragun portokalli. Alarmi portokalli edhe për zona të mëdha të Toskanës. Shkollat u mbyllën në Bolonja dhe Firence. Alarmi i verdhë për një pjesë të Lazios, Abruzzo, Marche, Umbria, Veneto, Lombardia, Campania dhe gjithë Molise.
Mediat italiane raportojnë se në orët në vijim pritet një përkeqësim i mëtejshëm i motit me reshje të dendura shiu dhe të vazhdueshme deri pasdite.
#Moti #keq #në #Itali #rriten #nivelet #lumenjve #mbyllen #shkollat #në #Bolonja #dhe #Firence
Java News