Arteta “karikon” lojtarët: Më pëlqeu mënyra si luajtëm, të vazhdojmë me fitoret e radhës

“Topçinjtë” e Arsenal nuk u ndalën as në javën e 14-të të Premier League, teksa në “Emirates Stadium” mposhtën me rezultatin 2 me 1, “Ujqërit” e Wolves, pas golave të “fantazistit” të sulmit, Bukayo Saka dhe kapitenit, Martin Odegaard.
Pas kësaj fitoreje, një prononcim të shkurtër për mediat e bëri edhe tekniku spanjoll, Mikel Arteta, i cili ka “sfiduar” lojtarët e tij, që të vazhdojnë të fitojnë, po me lojë spektakolare, siç bënë edhe ndaj “Ujqërve”.
“Futbolli nuk është perfekt, por unë jam vërtet i kënaqur me mënyrën sesi luajtëm, duhet të ishte një rezultat shumë më i thellë. Ne bëmë një gabim dhe ata e shfrytëzuan shansin dhe në Premier Ligë ndeshja nuk mbyllet kurrë. Ne kishim shanse dhe nuk i shfrytëzuam ato për ta fituar ndeshjen më të qetë. Por duhet të vazhdojmë që të fitojmë. Kjo është sfida që duhet të kemi çdo tre ditë”,- u shpreh tekniku spanjoll.
#Arteta #karikon #lojtarët #Më #pëlqeu #mënyra #luajtëm #të #vazhdojmë #fitoret #radhës
gazetablic.com